FUTBOLL / NDESHJET E KATEGORISË SË PARË ZHVENDOSEN ME 11 TETOR

FUTBOLL / NDESHJET E KATEGORISË SË PARË ZHVENDOSEN ME 11 TETOR

Të gjitha ndeshjet e javës së 5 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll janë zhvendosur me datë 11 Tetor. Shkak për këtë mësohet se janë bërë ndeshjet që do të luajë ekipi ynë kombëtaë për llogari të ligës së kampionëve. Shqipëria luan më 26 shtator në stadiumin “Air Albania” kundër Bjellorusisë, ndërsa takimi i radhës është me San Marinon me datë 29 Shtator. Po ashtu me 3 Tetor luhet ndeshja Finalndë – Shqipëri ndërsa me 6 Tetor do të jetë përballja e katër Shqipëri – San Marino. Për shkak të angazhimit të Federatës Shqiptare të Futbollit në këto ndeshje, është ndërprerë kampionati i kategorisë së parë, i cili, sipas kalendarit të publikuar nga FSHF, rikthehet me datë 11 tetor. Në javën e pestë skuadra jonë e futbollit “Burreli” do të presë në stadiumin “Liri Ballabani” ekipin e Besëlidhjes së Lezhës. Lezhjanët kanë vetëm 1 fitore e një barazim deri tani duke u radhitur në vendin e 10 me 4 pikë, ndërsa Burreli ka dy barazime, një humbje dhe një fitore dhe aktualisht mban vendin e 8. Megjithatë, përpjekjet e teknikut Samuel Nikaj do të vijojnë për të rikthyer fitoret në shtëpi pas humbjes që pësoi nga Sopoti i Librazhdit në javën e tretë të këtij kampionati.