Ura e Karicës. Drejtuesit e mjeteve: ka tre vite që na thonë do nisë sot, do nisë nesër
Drejtuesit e mjeteve që përdorin urën e Karicës gjatë lëvizjes në aksin nacional Burrel - Skuraj deklarojnë se prej disa vitesh institucionet po mashtrojnë për ndërtimin e urës së re. Megjithëse janë marrë masa për kufizimin e lëvizjes së automjeteve të tonazhit të rëndë, ura e re e Karicës nuk ka nisur ende të ndërtohet. Autoritetet përgjegjëse kanë deklaruar vazhdimisht ndërtimin e urës së re nëpërmjet një fondi të marrë hua nga Banka Botërore, por tenderimi I saj ende nuk është mbyllur e për pasojë nuk ka ende një fitues. Vazhdimisht në terren kanë shkuar ekspertë për të vlerësuar ndërtimin e urës së re të Karicës, ku madje janë bërë edhe dëgjesa publike, por punimet nuk kanë nisur. Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që kjo vepër të ndërtohet sa më pare, pasi vihen në rrezik jetët e tyre e të pasagjerëve. Pak javë më parë u lajëmërua nga autoritetet se objekti i Urës së Karicës ishte hedhur në tenderim bashkë me një tjetër urë në Rubik, por deri tani nuk ka fitues përfundimtar për zbatimin e projektit.