Qarku Dibër, më pak aksidente në 9 muajt e këtij viti se ai paraardhës
umri i aksidenteve rrugore në Qarkun Dibër është ulur në krahasim me vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, për 9 muajt e parë të këtij viti nga Janari në Shtator janë regjistruar 9 aksidente me 17 të vdekur e të plagosur. Ndërkohë, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë regjistruar 21 aksidente të cilat kanë shkaktuar 41 të plagosur e të vdekur. Por sipas ekspertëve të fushës, numri i aksidenteve të raportuara nuk ka përfshirë ato me dëme materiale por vetëm aksidentet nga të cilat ka patur të plagosur apo të vdekur. Sipas tyre, kjo e bën numrin kaq të ulët, duke hequr këtu edhe aksidentet që nuk raportohen. Megjithatë, sipas INSTAT, numrin më të ulët të aksidentve për periudhën Janar - Shtator 2026 e ka qarku i Beratit me vetëm 4 aksidente dhe 4 të plagosur apo të vdekur. Rekordin e mban Qarku Tiranë me 401 aksidente me 493 të plagosur dhe të vdekur. Pas Tiranës vjen Qarku Lezhë me 122 aksidente me 207 të plagosur e të vdekur dhe Durrësi me 117 aksidente me 160 të plagosur e të vdekur në një periudhë 9 mujore nga Janari deri në Shtator.