DITA PA MAKINA NË BURREL, AKTIVITETE SENSIBILIZUESE
22 Shtatori është vendosur si dita ndërkombëtare pa makina ku aktivitete sensibilizuese zhvillohen në mbarë botën. Edhe në qytetin e Burrelit gjatë pasdites së të martës u zhvilluan aktivitete në kuadër të kësaj dite. Gara me biçikleta ishte aktiviteti i parë që hapi siparin e disa aktiviteve deri në orët e mbrëmjes. Dhjetra fëmijë e mosha të ndryshme u bënë bashkë në një garë simbolike duke pedaluar në rrugët e qytetit të Burrelit. Por kjo garë nuk kaloi pa shpërblime. Aktiviteti i Bashkisë Mat i zhvilluar në kuadër të projektit CITYMOVE, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian, ndau dhurata për pjesmarrësit nëpërmjet një shoërteu. Dhjetra fëmijë fituan helmetë, mbrojtëse bërrylash dhe gjunjësh. Kryetari i Bashkisë Mat, Altin Bojni tha se të tilla aktivitete shërbejnë për ndërgjegjësimin e mbajtjes së një mjedisi sa më të pastër dhe një shëndeti të mirë me aktivitet fizik. Për 10 fëmijë pjesmarrës në këtë aktivitet u ndanë 10 biçikleta. Ndërkohë, në orët e mbrëmjes atmosfera në sheshin “Ahmet Zogu” u ndez nën tingujt muzikor të instrumentistëve Behar Neli dhe Enver Kurti, këngëtarja Jola Muça dhe grupi muzikor “Bojni Band”.