Rehabilitohen rrugët e fshatit Dars në Klos
Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rrugore, Bashkia e Klosit nëpërmjet drejtorisë së shërbimeve është përqendruar në fshatin Dars. Rrugët e brendshme të këtij fshati ishin dëmtuar për shkak të stinës së dimrit, ndërsa prej ditësh ka nisur rehabilitimi i tyre. Punonjësit e drejtorisë së shërbimeve kanë bërë të mundur shtrimin me zhavor të këtyre rrugëve, rihapjen e kanaleve kulluese etj. Kryetari i Bashkisë Klos, Basir Çupa tha se gjatë punës nuk janë hasur problematika, madje banorët kanë toleruar për të gjitha ndërhyrjet që janë bërë në rrugën kryesore të fshatit, apo brenda lagjeve. Një pjesë rruge shumë malore, sipas Çupës do të zgjidhet duke e shtruar me beton.
Pas ndërhyrjes në këtë fshat, Çupa tha se puna do të përqendrohet në rrugët e tjera më problematike.