Damzi: “Po përmirësojmë rrugët në qytet me buxhetin e Bashkisë”
Disa nga rrugët më problematike të lagjes së vjetër në Bulqizë po i nënshtrohen një rikonstruksioni të plotë. Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi tha se investimet po bëhen në kuadër të nismës së marrë për përmirësimin e infrakstrukturës së brendshme të qytetit të Bulqizës, aktualisht sipas tij janë dy rrugë në të cilat po punohet, me një fond investimi prej 16 milion lekë të rinj. damzi tha gjithashtu se me grumbullimin e të ardhurave, do të shihet mundësia e zgjatjes së këtyre investimeve deri tek banesa më e fundit.
Rrugët në të cilat po investohet kanë qenë më problematiket, sidomos kur kishte reshje shirash.