Dibër, mblidhet taskforce kundër kanabisit, diskutohen edhe probleme të tjera. Është mbledhur këtë të enjte në Peshkopi, taskforca e Qarkut Dibër për luftën kundër kanabisit e ngritur vite më parë, e përbërë nga policia e shtetit, pushteti vendor, OSHEE, etj. Në këtë takim, të drejtuar nga Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, tha se ky takim do të shërbejë për një bashkëpunim më të mirë ndërinstitucional.
Ndërkohë në fjalën e tij, Drejtori Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër,Edmond Tarkaj, duke bërë një rezyme të punës së vitit të kaluar, kërkoi një bashkëpunim më të ngushtë të të gjithë aktorëve përbërës të taskforcës, për të luftuar sa më fort kultivimin e kanabisit në të gjithë qarkun Dibër.
Po në këtë takim u kërkua një angazhim maksimal edhe për një situatë të tanishme e cila është kthyer në një problem të madh. Zjarre të ndryshme po ndizen në të gjithë Qarkun dhe për këtë prefekti Shehu kërkoi që zjarrfikëset të jenë më efikase, ndërsa duhen ndëshkuar me patjetër autorët e këtyre zjarreve.