Një ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu firmosi rreth 30 lëvizje në rang drejtuesish komisariatesh, mes të cilëve edhe të Matit e Dibrës. Shefi i Komisariatit të Dibrës, i cili u transferua në këtë detyrë rreth 1 vitë më parë nga Elbasani, Zija Sulaj, është zëvendësuar nga Gazmend Demrozi. Henerigert Mitri që mbante prej 3 vitesh detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Mat, është transferuar shef i Komisariatit të Policisë Fier dhe në vend të tij në krye të komisariatit të Matit është emëruar Aldi Mema i cili mbate postin e shefit të komisariatit të policisë Shijak. Ndërkaq, mësohet se gjatë ditës së sotme Drejtori Vendor i Policisë Dibër Drejtues Edmond Tarkaj, ka prezantuar para efektivëve të punonjësve të policisë dy shefat e rinj që do të marrin nën drejtim Komisariatin e Policisë Dibër dhe Mat. Ndërkaq, në komisariatin e Policisë Bulqizë nuk ka patur lëvizje, ku drejtues i komisariatit vijon të jetë Ilir Musta.
Tragjedi në Bulqizë, fëmija vdes aksidentalisht nga shpërthimi i granatës
E rëndë në Bulqizë, iu shpërthen granata, humb jetën një fëmijë, plagoset një tjetër
Një ngjarje e rëndë u shënua kete te premte ne fshatin Kokerdhak te fushe Bulqizes.
Dy femije mesohet se kane qene duke luajtur afer banesave te tyre, kur nje granate ka shperthyer.
Per pasoje njeri prej tyre ka humbur jeten, ndersa tjetri eshte ne gjendje te rende.
Ekipi i Burrelit dhe 16 ekipe të tjera të Kategorisë së Parë kërkojnë ndryshimin e formulës
Në një sondazh të gazetës “Panorama Sport” ku është bërë pjesë edhe ekipi i Burrelit , 17 ekipe janë shprehur kundër formulës aktuale dhe vetëm 3 janë pro. Sipas tyre, është një formulë krejtësisht e dështuar që prodhon vetëm ndeshje të trukuara, aleanca dhe pazare mes skuadrave. Ja të gjitha reagimet e klubeve dhe argumentimi që ato bëjnë për votën që kanë dhënë.
LUSHNJA “Nuk është e vështirë për t’u kuptuar që faza e tretë ose faza ‘play-off’ është një dështim total. Lushnja është një ndër tri skuadrat që ka dalë plotësisht nga gara. Futbolli ynë është i paracaktuar dhe kjo formulë vetëm e ndihmon. Mendoj që futbolli ynë ka nevojë për drejtësi dhe për ndryshimin e formulës. Mendoj që duhet të përfshihen të gjitha skuadrat dhe jo të ketë ndarje në grupe, me këtë fazë të tretë që nuk sjell asgjë”, ka deklaruar sekretari i klubit të Lushnjës, Edison Koçi.
APOLONIA Administratori i Apolonisë, Olsi Bregu, në reagimin e tij, shprehet: “Nuk mendoj se është formula e duhur për një kompeticion të tillë. Sporti më popullor në Shqipëri, futbolli, ka nevojë për garë të ndershme gjer në ‘bilbilin e fundit’. Duhet pranuar se skema e Kategorisë së Parë është e dështuar, pasi rrallë e tek mund të shijohen ndeshje reale pas fazës së dytë. Dy fazat e fundit lënë vend për tolerime, po e them butë, ka formalizëm dhe respektim për hir të garës, por gara reale ndihet tejet e kompromentuar. Sipas meje, vetëm një grup në Kategorinë e Parë, pa ndarje ‘verijug’, me 16 ekipe pjesëmarrëse, ku në përfundim të sezonit dy të parat e kësaj kategorie të fitonin të drejtën e ngjitjes direkte në Superligë, ndërsa skuadra e tretë e Kategorisë së Parë të luante ndeshje shtesë me të së Parës”.
ERZENI Në lidhje me formulën e kampionatit të Kategorisë së Parë, administratori i Erzenit, Altin Keçi, shprehet: “Formula e Kategorisë së Parë është e dështuar. Ne si klub jemi që të ndryshohet. Jam për një kampionat me 18 skuadra Kategoria e Parë dhe 12 Superiorja. Dy të ngjiten direkt në elitë dhe e 3-ta dhe e 4-ta të bëjnë ‘play-off’. Ky do të ishte kampionat më i rregullt”.
BESËLIDHJA Sa i përket formulës aktuale të kampionatit të Kategorisë së Parë, drejtuesit e Besëlidhjes janë dakord me këtë ekzistuesen.
SHËNKOLLI Artan Djala, president i Shënkollit, thotë: “Formula ideale për Kategorinë e Parë do të ishte një kampionat me 20 ekipe të gjitha bashkë, me dy faza”.
BYLIS Presidenti i Bylisit, Agron Kapllanaj, për gazetën thotë: “E kemi deklaruar edhe më parë që jemi për ndryshimin e formulës së Kategorisë së Parë. Kjo e tanishmja nuk vlen. Luhen vetëm dy fazat e para, ndërsa në të tretën, maksimumi vetëm dy ekipe në çdo grup janë në lojë. Të tjerat bëjnë pazare, ose krijojnë aleanca, ose vendosin gjoba. Duhet gjetur një formulë tjetër e përshtatshme”.
BESA Nexhat Bizhdili, presidenti i Besës, thotë: “Për momentin mendoj se mbetet formula më e mirë. Një format me një grup me 20 ekipe ku vetëm 2 pretendojnë, do sillte më shumë tolerime. Mendoj se riformatimi i garës duhet të nisë nga Superiorja. Për mua do të ishte ideale që Superiorja të zhvillohej me 12 ekipe dhe me formulën 2 ekipe bien direkt dhe 2 luajnë play-out. E njëjta formulë dhe për Kategorinë e Parë, ku 2 ekipe ngjiten direkt në elitë dhe 2 të dytat luajnë ‘play-off’. Kjo formulë, sipas meje, do të minimizonte tolerimet, pasi do ishte jo 1 ekip në grup, por 2 në garë”.
EGNATIA Shefi i klubit, Petrit Hazbiu, për këtë çështje shprehet: “Në radhë të parë dua të deklaroj se kam qenë dhe jam kundër skemës së kampionatit me tri faza. Mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte ajo e grupimit të skuadrave në një grup të përbashkët, ku të merrnin pjesë 16 ose 20 skuadra”.
VLLAZNIA Klubi i futbollit Vllaznia, në lidhje me këtë çështje, ka thënë: “Kjo formulë është zgjedhur dhe duhet ta pranojmë kështu siç është. Ndërkohë, mund të themi që kampionati i ardhshëm i Superiores të jetë kështu siç është, me 10 skuadra. Shumë skuadra që mund të jenë pjesë e një kampionati me 12 apo 14 skuadra, mund që të kenë probleme financiare gjatë rrugëtimit të sezonit, gjë që mund të prishë më pas edhe garën në shumë drejtime”.
ILIRIA Administratori i Ilirisë, Ilir Loci, shprehet se duhet një kampionat normal dhe jo me përgjysmim pikësh. “Jam kundër kësaj formule, duhet një kampionat normal”.
TURBINA Shefi i klubit të Turbinës, Engjëll Belshi, kërkon që të ndryshojë formula. “Ne që në fillim nuk kemi qenë dakord me këtë formulë me tri faza,
Fshatrat vuajnë mungesën e shërbimit të pastrimit, ndërsa në qytetet Burrel dhe Klos…
Zonat rurale vijojnë të jenë problematike sa i përket shërbimit të pastrimit nga ana e pushtetit vendor. Nga të dhënat zyrtare të siguruara nga Mattv.al, rezulton se në Bashkinë Klos vetëm 30% e kësaj Bashkie ofrohet shërbimi i grumbullimit dhe tërheqjes së mbeturinave. Kjo Bashki mbulon me këtë shërbim pothuasje të gjithë fshatrat që kanë rrugë të asfaltuara, që përgjithësisht janë në njësinë Administrative Klos. E gjithë njësia Administrative Xibër është pa këtë shërbim, ndërsa edhe njësia Gurrë mbulohet jo më shumë se 30% me shërbimin e grumbullimit dhe tërheqjes së mbeturinave.
Situatë tjetër është në Bashkinë e Matit. Aktualisht të dhënat zyrtare të siguruara nga Drejtoria e Shërbimeve pranë kësaj Bashkie, rezulton se në afro 70% të territorit ofrohet shërbimi në bazë të numrit të popullsisë. Burime pranë kësaj drejtorie thanë se shpërndarja e kontenierëve bëhet në bazë të numrit të popullsisë dhe jo në bazë të sipërfaqes territoriale. Kështu njësia Administrative Burrel mbulohet 100% me këtë shërbim, njësitë e tjera variojnë nga 30% deri në 50%. Edhe në këtë bashki janë dy njësi që nuk mbulohen aspak, si Njësia Macukull dhe Njësia Derjan. Në të dy këto njësi, me vendim të këshillit bashkiak, banorët janë përjashtuar nga taksa vendore e pastrimit.
Kryemadhi nga Burreli: Çdo bashkëpuntor i Ramës, ka shpallur falimentin e tij
Gjatë takimeve të zhvilluara me banorët e Qarkut Dibër, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka komentuar edhe situatën aktuale në të cilën gjendet vendi. Në një intervistë për Mat Tv, Kryemadhi hodhi poshtë dyshimet se të futurit e fundit në Parlament nga radhët e LSI dhe PD janë me miratimin e partisë. Për këtë ajo u shpreh se nuk mund të dilet mbi vendimin unanim të instancës më të lartë të partisë.
Për dyshimet nëse e gjithë kjo është një lojë mes PS dhe PD për të nxjerrë nga politika LSI, Kryetarja e kësaj të fundit Monika Kryemadhi tha se, çdo bashkëpuntor i Edi Ramës ka shpallur falimentin e tij, ndërsa u shpreh se tashmë bashkëpunimi PD LSI nuk është çështje politike por ndërgjegje kombëtare, thirrje kombëtare për të ndryshuar njëherë e përgjithmonë periudhën e tranzicionit i cili ka zgjatur plot 30 vite.
“Sot është detyrë kombëtare, përgjegjësi e politikës dhe gjithë shoqërisë shqiptare për të mbyllur njëherë e mirë tranziocionin politik dhe ekonomik të shqiptarëve. Për të hapur një etapë të re, etapën e zhvillimit, integritetit dhe krijimin e një shteti vërtetë të fortë” – tha Kryemadhi.
2.3 milion euro investim. Suçi bëhet me ujësjellës të ri
Prej pak ditësh kanë nisur punimet për ndërtimin e ujësjellësit që do të mbulojë të gjithë fshatrat e Njësisë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit. Projekti në fjalë i hartuar nga Bashkia e Klosit dhe financuar nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet Fopndit Shqiptar të Zhvillimit, Bashkimi Europian, Republika Federale e Gjermanisë nëpërmjet KFV dhe Bashkia Klos, kap vlerën e rreth 2.3 milion euro. Kryetari i Bashkisë Klos, Basir Çupa tha se ky investim do të zgjidhë përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të pijshëm të kësaj njësie.
Gjatë zbatimit të projektit në terren, kanë dalë edhe disa problematika nga ana e firmës zbatuese. Kryebashkiaku i Klosit, Basir Çupa tha se do të t’i drejtohet Fondit Shqiptar të Zhvillimit për t’i zgjidhur problemet e dala sëfundmi në mënyrë që projekti të zbatohet, ashtu siç është miratuar për financim.
Ndërtimi i këtij ujësjellësi pritet të përfundojë brenda muajit Shkurt të vitit të ardhshëm.
Ndryshimet në policinë e shtetit prekin edhe komisariatin e Burrelit. Mitri zëvendësohet me…
Henigert Mitri, i cili ishte shef komisariati në Burrel, shkon shef Komisariati në Fier. Në Burrel ndërkohë vjen shef Ilirjan Demaj. Ndryshim i rëndësishëm është bërë dhe në Vlorë, ku Artur Selimi, ish-shef komisariati në Fier emërohet nëndrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.Gentian Berberi të emërohet nëndrejtor i Policisë së Qarkut Vlorë. Eduard Sulejmani do të marrë drejtimin e Komisariatit Vlorë dhe Syrja Bello vjen në krye të komisariatit Sarandë. Më herët ka pasur ndryshime të tjera në qarqe. Kujtojmë këtu dhe largimin e shefit të komisariatit të policisë Shkodër pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali.Vullnet Sila shkon shef komisariati në Elbasan; Edmond Meshini shef i komisariatit numër 3 në Tiranë. Edvin Ndreu pritet që të marrë emërimin si nëndrejtor krimesh në Drejtorinë e Policisë Tiranë.
Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Gjermani ka dhënë një intervistë për Deutche Welle
Kreu i PD, Lulzim Basha një intervistë tha për DEUTCHE WEL tha se nuk do të ketë kthim në ParlameNt, duke shtuar se synon vendosjen e sistemit demokratik funksional në shërbim të qytetarëve. I pyetur për zgjedhjet lokale, Basha u shpreh se ato zgjidhen vetëm pasi të jenë ndëshkuar ata që kanë vjedhur votat në zgjedhjet e shkuara.
Lulzim Basha ndodhet në një vizitë zyrtare në Berlin, duke zhvilluar takime me partnerët gjermanë. Kryedemokrati në fund të fjalës së tij tha se gëzon mbështetje të plotë për axhëndën transformuese të PD.