Dibër, 14.6% e fëmijëve janë me aftësi të kufizuara
Sipas një studimi 14.6 % e fëmijëve 2-17 vjeç në Bashkinë Dibër rezultojnë me aftësi të kufizuar. Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve me aftësi të kufizuar 2 Prilli, në bashkinë Dibër nisi zbatimi i programit social “Tungjatjeta Jetë”. 36 fëmijë me aftësi të kufizuar në zonën e Peshkopisë, Maqellarës, Tominit dhe Kastriotit do të marrin shërbime të specializuara në banesat e tyre.
Ekipi i Tungjatjetës, i përbërë nga një punonjës social, një psikolog, një fizioterapist dhe një logopedist do të hartojë dhe zbatojë një Plan Zhvillimi Individual në bazë të nevojave të fëmijës, por edhe famijarëve të tyre duke ofruar shërbime të specializuara.
Nga plani lokal për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara rezultoi se në Bashkinë Dibër 2472 persona me aftësi të kufizuar marrin pagesën KMCAP ku 108 prej tyre janë fëmijë.