Në një sondazh të gazetës “Panorama Sport” ku është bërë pjesë edhe ekipi i Burrelit , 17 ekipe janë shprehur kundër formulës aktuale dhe vetëm 3 janë pro. Sipas tyre, është një formulë krejtësisht e dështuar që prodhon vetëm ndeshje të trukuara, aleanca dhe pazare mes skuadrave. Ja të gjitha reagimet e klubeve dhe argumentimi që ato bëjnë për votën që kanë dhënë.

LUSHNJA “Nuk është e vështirë për t’u kuptuar që faza e tretë ose faza ‘play-off’ është një dështim total. Lushnja është një ndër tri skuadrat që ka dalë plotësisht nga gara. Futbolli ynë është i paracaktuar dhe kjo formulë vetëm e ndihmon. Mendoj që futbolli ynë ka nevojë për drejtësi dhe për ndryshimin e formulës. Mendoj që duhet të përfshihen të gjitha skuadrat dhe jo të ketë ndarje në grupe, me këtë fazë të tretë që nuk sjell asgjë”, ka deklaruar sekretari i klubit të Lushnjës, Edison Koçi.

APOLONIA Administratori i Apolonisë, Olsi Bregu, në reagimin e tij, shprehet: “Nuk mendoj se është formula e duhur për një kompeticion të tillë. Sporti më popullor në Shqipëri, futbolli, ka nevojë për garë të ndershme gjer në ‘bilbilin e fundit’. Duhet pranuar se skema e Kategorisë së Parë është e dështuar, pasi rrallë e tek mund të shijohen ndeshje reale pas fazës së dytë. Dy fazat e fundit lënë vend për tolerime, po e them butë, ka formalizëm dhe respektim për hir të garës, por gara reale ndihet tejet e kompromentuar. Sipas meje, vetëm një grup në Kategorinë e Parë, pa ndarje ‘verijug’, me 16 ekipe pjesëmarrëse, ku në përfundim të sezonit dy të parat e kësaj kategorie të fitonin të drejtën e ngjitjes direkte në Superligë, ndërsa skuadra e tretë e Kategorisë së Parë të luante ndeshje shtesë me të së Parës”.

ERZENI Në lidhje me formulën e kampionatit të Kategorisë së Parë, administratori i Erzenit, Altin Keçi, shprehet: “Formula e Kategorisë së Parë është e dështuar. Ne si klub jemi që të ndryshohet. Jam për një kampionat me 18 skuadra Kategoria e Parë dhe 12 Superiorja. Dy të ngjiten direkt në elitë dhe e 3-ta dhe e 4-ta të bëjnë ‘play-off’. Ky do të ishte kampionat më i rregullt”.

BESËLIDHJA Sa i përket formulës aktuale të kampionatit të Kategorisë së Parë, drejtuesit e Besëlidhjes janë dakord me këtë ekzistuesen.

SHËNKOLLI Artan Djala, president i Shënkollit, thotë: “Formula ideale për Kategorinë e Parë do të ishte një kampionat me 20 ekipe të gjitha bashkë, me dy faza”.

BYLIS Presidenti i Bylisit, Agron Kapllanaj, për gazetën thotë: “E kemi deklaruar edhe më parë që jemi për ndryshimin e formulës së Kategorisë së Parë. Kjo e tanishmja nuk vlen. Luhen vetëm dy fazat e para, ndërsa në të tretën, maksimumi vetëm dy ekipe në çdo grup janë në lojë. Të tjerat bëjnë pazare, ose krijojnë aleanca, ose vendosin gjoba. Duhet gjetur një formulë tjetër e përshtatshme”.

BESA Nexhat Bizhdili, presidenti i Besës, thotë: “Për momentin mendoj se mbetet formula më e mirë. Një format me një grup me 20 ekipe ku vetëm 2 pretendojnë, do sillte më shumë tolerime. Mendoj se riformatimi i garës duhet të nisë nga Superiorja. Për mua do të ishte ideale që Superiorja të zhvillohej me 12 ekipe dhe me formulën 2 ekipe bien direkt dhe 2 luajnë play-out. E njëjta formulë dhe për Kategorinë e Parë, ku 2 ekipe ngjiten direkt në elitë dhe 2 të dytat luajnë ‘play-off’. Kjo formulë, sipas meje, do të minimizonte tolerimet, pasi do ishte jo 1 ekip në grup, por 2 në garë”.

EGNATIA Shefi i klubit, Petrit Hazbiu, për këtë çështje shprehet: “Në radhë të parë dua të deklaroj se kam qenë dhe jam kundër skemës së kampionatit me tri faza. Mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte ajo e grupimit të skuadrave në një grup të përbashkët, ku të merrnin pjesë 16 ose 20 skuadra”.

VLLAZNIA Klubi i futbollit Vllaznia, në lidhje me këtë çështje, ka thënë: “Kjo formulë është zgjedhur dhe duhet ta pranojmë kështu siç është. Ndërkohë, mund të themi që kampionati i ardhshëm i Superiores të jetë kështu siç është, me 10 skuadra. Shumë skuadra që mund të jenë pjesë e një kampionati me 12 apo 14 skuadra, mund që të kenë probleme financiare gjatë rrugëtimit të sezonit, gjë që mund të prishë më pas edhe garën në shumë drejtime”.

ILIRIA Administratori i Ilirisë, Ilir Loci, shprehet se duhet një kampionat normal dhe jo me përgjysmim pikësh. “Jam kundër kësaj formule, duhet një kampionat normal”.

TURBINA Shefi i klubit të Turbinës, Engjëll Belshi, kërkon që të ndryshojë formula. “Ne që në fillim nuk kemi qenë dakord me këtë formulë me tri faza,