Zonat rurale vijojnë të jenë problematike sa i përket shërbimit të pastrimit nga ana e pushtetit vendor. Nga të dhënat zyrtare të siguruara nga Mattv.al, rezulton se në Bashkinë Klos vetëm 30% e kësaj Bashkie ofrohet shërbimi i grumbullimit dhe tërheqjes së mbeturinave. Kjo Bashki mbulon me këtë shërbim pothuasje të gjithë fshatrat që kanë rrugë të asfaltuara, që përgjithësisht janë në njësinë Administrative Klos. E gjithë njësia Administrative Xibër është pa këtë shërbim, ndërsa edhe njësia Gurrë mbulohet jo më shumë se 30% me shërbimin e grumbullimit dhe tërheqjes së mbeturinave.
Situatë tjetër është në Bashkinë e Matit. Aktualisht të dhënat zyrtare të siguruara nga Drejtoria e Shërbimeve pranë kësaj Bashkie, rezulton se në afro 70% të territorit ofrohet shërbimi në bazë të numrit të popullsisë. Burime pranë kësaj drejtorie thanë se shpërndarja e kontenierëve bëhet në bazë të numrit të popullsisë dhe jo në bazë të sipërfaqes territoriale. Kështu njësia Administrative Burrel mbulohet 100% me këtë shërbim, njësitë e tjera variojnë nga 30% deri në 50%. Edhe në këtë bashki janë dy njësi që nuk mbulohen aspak, si Njësia Macukull dhe Njësia Derjan. Në të dy këto njësi, me vendim të këshillit bashkiak, banorët janë përjashtuar nga taksa vendore e pastrimit.
Kreu Qarku Diber KLOS Fshatrat vuajnë mungesën e shërbimit të pastrimit, ndërsa në qytetet Burrel dhe...