Vendoset sinjalistike fosforishente brenda tuenlit të Shkopetit
Më në fund po plotësohet sinjalistika brenda tunelit të Shkopetit. Prej pak ditësh ka nisur puna për vendosjen e sinjaleve fosforishente që tregojnë të dy anët e tunelit si dhe është bërë e mundur sinjalistika horizontale. Ndonëse ende në të mungon ndriçimi specialistët e qarkullimit rrugor shprehen se kjo sinjalistikë do t’i ndihmojë drejtuesit e mjeteve të shmangin rreziqet që ju kanosen gjatë lëvizjes.
Por jo vetëm kaq, në dalje të tunelit të Shkopetit në drejtim të Tiranës ku ka patur edhe viktima pasi mjetet kanë përfunduar në humnerë, është bërë e mundur vendosja e barrierave metalike anësore. Drejtuesit e mjeteve shprehen se tashmë ky segment është më i sigurtë.
Mat Televizion e ka trajtuar vazhdimisht problematikën e kësaj rruge për shkak të numrit të lartë të aksidenteve. Ndërsa tashmë mësohet se investimi për plotësimin e sinjalistikës dhe parametrave të sigurisë do të vijojë në të gjithë aksin.