Një ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu firmosi rreth 30 lëvizje në rang drejtuesish komisariatesh, mes të cilëve edhe të Matit e Dibrës. Shefi i Komisariatit të Dibrës, i cili u transferua në këtë detyrë rreth 1 vitë më parë nga Elbasani, Zija Sulaj, është zëvendësuar nga Gazmend Demrozi. Henerigert Mitri që mbante prej 3 vitesh detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Mat, është transferuar shef i Komisariatit të Policisë Fier dhe në vend të tij në krye të komisariatit të Matit është emëruar Aldi Mema i cili mbate postin e shefit të komisariatit të policisë Shijak. Ndërkaq, mësohet se gjatë ditës së sotme Drejtori Vendor i Policisë Dibër Drejtues Edmond Tarkaj, ka prezantuar para efektivëve të punonjësve të policisë dy shefat e rinj që do të marrin nën drejtim Komisariatin e Policisë Dibër dhe Mat. Ndërkaq, në komisariatin e Policisë Bulqizë nuk ka patur lëvizje, ku drejtues i komisariatit vijon të jetë Ilir Musta.