Prej pak ditësh kanë nisur punimet për ndërtimin e ujësjellësit që do të mbulojë të gjithë fshatrat e Njësisë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit. Projekti në fjalë i hartuar nga Bashkia e Klosit dhe financuar nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet Fopndit Shqiptar të Zhvillimit, Bashkimi Europian, Republika Federale e Gjermanisë nëpërmjet KFV dhe Bashkia Klos, kap vlerën e rreth 2.3 milion euro. Kryetari i Bashkisë Klos, Basir Çupa tha se ky investim do të zgjidhë përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të pijshëm të kësaj njësie.
Gjatë zbatimit të projektit në terren, kanë dalë edhe disa problematika nga ana e firmës zbatuese. Kryebashkiaku i Klosit, Basir Çupa tha se do të t’i drejtohet Fondit Shqiptar të Zhvillimit për t’i zgjidhur problemet e dala sëfundmi në mënyrë që projekti të zbatohet, ashtu siç është miratuar për financim.
Ndërtimi i këtij ujësjellësi pritet të përfundojë brenda muajit Shkurt të vitit të ardhshëm.