Shpend Bengu i pari artist shqiptar, pjesë e enciklopedisë së artit modern pamor
Shpend Bengu pas një karriere të gjatë artistike, brenda dhe jashtë vendit, pjesëmarrës në bienale të rëndësishme ndërkombëtare dhe fitues çmimesh, siç është vlerësimi në bienalen e Austrisë, tashmë artisti shqiptar bëhet pjesë e enciklopedisë prestigjoze të artit kontemporan De’ Agostini.
Bengu mes emocionesh e cilëson përmbushje të një ëndrre.