Pjekja e frutave e sidomos qershia ka ardhur shumë më vonë këtë vit se vitet e kaluara e kjo për shkak të temperaturave të ftohta që mbajtën gjatë muajit Prill. Kultivuesit e qershisë në fshatin Fshat të Bashkisë së Klosit kanë vetëm pak ditë që prodhimin e këtij viti e kanë nxjerrë në treg. Klodian Doka thotë se jo vetëm pjekja e frutit ka ardhur me vonesë, por edhe prodhimi është në masën 30%, ndryshe nga vitet e kaluara. Megjithëse prodhimi i qershisë që tregton sipas tij është i gjithi bio, kërkesa e tregut është shumë e vogël. Hapja e plotë e rrugës së Arbrit, do t’i mundësojë banorëve të fshatit Fshat që produktet t’i transportojnë lehtësisht në kryeqytet ku dhe nevoja e tregut për të tilla prodhime është më e madhe.
Familja Doka nga fshati Fshat ka të kultivuara rreth 100 rrënjë qershi, ndërsa sipërfaqen tjetër të tokës e ka të kultivuar me fruta të ndryshme. e gjithë familja punon në këtë sektor për të siguruar të ardhura ekonomike.