Halit Valteri ka folur me tone të ashpra sot nga foltorja e Kuvendit ku ka shtruar pyetjen nëse ka Dosje Vip apo janë zhdukur? Valteri thekson se duhen publikuar emrat e dosjes pasi ka shumë njerëz që presin drejtësi.
” Cfarë quhet dosje VIP? Janë politikanët që mbajnë funksione. Nga ajo karrigia e deri te e fundit janë ulur njerëz që kanë persekutuar shqiptarë që kanë burgosur shqiptarë. A do të publikohen emrat e tyre? A ka dosje VIP apo janë zhdukur, se kemi pasur kryeministër që ka dalë dëshmitar në gjyq për të burgosur njerëz. Unë nuk e kam përjetuar atë sistem, por ka shumë njerëz që plagëve duhen shëruar.”, tha Valteri.