Dhjetra minatorë, të cilët punojnë në sektorin mineral të kromit në Zonën D, prej dy ditësh janë hedhur në protestë.
Shkak i kësaj proteste, duke bojkotuar edhe punën, ka qenë vonesa e pagave nga ana e firmës ku ata punojnë, për nxjerrjen e mineralit të kromit, por jo vetëm. Pa paga janë edhe shumë gra, të cilat punojnë në seleksionimin e kromit.
Ndërkohë, minatorët shprehen se do të vijojnë protestat deri në grevë urie, për zgjidhjen e problemit.