Ekspozitë e piktorit matjan Agim Dervishi
Në kuadër të festimeve të ditës së kryengritjes mbarëpopullore matjane të 31 Korrikut të vitit 1943 kundër pushtuesit fashist, piktori i mirënjohur matjan Agim Dervishi çeli një ekspozitë me punimet e tij në ambjentet e galerisë së arteve “Tahir Tahiraj”, pranë Pallatit të Kulturës “Shefqet Doda” të qytetit të Burrelit.