Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punën që po bëhet në tunelet e Murrizit që janë pjesë e rrugës së Arbrit. E shoqëruar nga përfaqësues Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe të firmës ndërtuese, Balluku inspektoi të dy tunelet, atë të emergjencës i cili është hapur i gjithi dhe atë të qarkullimit në të cilin kanë mbetur edhe disa metra për tu hapur. Gjatë inspektimit në brendësi të tuneleve, Ministrja Balluku është njohur nga afër me problematikat me të cilat është përballur firma, probleme që kanë ndikuar në zgjatjen e afatit të përfundimit të ndërtimit të të gjithë veprës.

Nga ana tjetër, Balluku tha se pavarësisht se rruga ende nuk ka përfunduar e gjithë, ajo ka dhënë impakt direkt për gjithë Qarkun Dibër.

  Puna në tunelin e Murrizit vijon pa ndërprerje ndërsa autoritetet thonë se në 24 orë avancohet vetëm 3 metra, 1.5 në njërën anë dhe 1.5 në anën tjetër.

Dritan Kurti