Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, tre ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, ka thirrur në një takim organin këshillues i cili përbëhet nga disa institucione të ndryshme në të gjithë Qarkun Dibër. Në fokus ishin masat e marra për fillimin e shkollës, ku kanë raportuar të gjithë drejtuesit apo përfaqësuesit e institucioneve që përbëjnë organin këshillues. Prefekti Shehu tha se në përgjithësi pushteti vendor ka arritur t’i përgatisë në kohë të gjitha godinat arsimore, qoftë me ndërhyrjet në riparimin e dëmtimeve, lyerjeve apo dezinfektimit të ambjenteve. Po ashtu, Shehu u shpreh se është bërë edhe një bilanc paraprak i numri të nxënësve, i cili sipas tij ka një rënie më të lehtë se vitet e kaluara. Po ashtu, në këtë mbledhje u lanë edhe detyra konkrete që institucionet t’i zbatojnë deri në nisjen e vitit të ri shkollor të hënën e 11 shtatorit.