Partia Demokratike ka denoncuar sot një kryebashkiak tjetër të Partisë Socialiste të lidhur me krimin.

Me anë të një deklaratë për mediat Gazment Bardhi i ka kërkuar Prokurorisë për të verifkuar të shkuarën kriminale të Agron Malajt, kryebashkiaku socialist i Matit, i cili njihet ndryshe dhe si gardisti i 21 Janarit, i cili u riciklua nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë.

Sipas Gazment Bardhit, Malaj është dënuar me vendim të formës së prerë për “Armëmbajtje pa leje”, nga Gjykata e Matit, por ky vendim nuk është deklaruar në formularin e dekriminalizimit, që Malaj ka depozituara para zgjedhjeve të Qershorit.

PD i kërkon po ashtu Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të veprojë pa asnjë vonesë për heqjen e menjëhershme të mandatit të Malajt.

Ky është denonciomi i pestë i PD-së, për 5 kryebashkiakë socialiste me të shkruar kriminale, pas Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut, Mark Babanit dhe kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj.

“Sot PD i ka kërkuar zyrtarisht prokurorisë verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Matit. Agron Malaj i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje dhe i ndalohet kandidimi përjetë për një funksion publik.

PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas KQZ të veprojë pa asnjë vonesë për administrimin e vendimit zyrtar të gjykatës së Matit dhe heqjen e mandatit për kreun e bashkisë së Matit Agron Malaj”– tha Bardhi nga selia blu.