CERUJË, INVESTIM NË SHKOLLË E KOPËSHT
Është drejt përfundimit puna për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Ramazan Velcani”, Cerujë, në Bashkinë Klos. Drejtoresha e kësaj shkolle Majlinda Bala, thotë se shkollës i është bërë një restaurim i pjesshëm, dhe mveshja e jashtëme me sistemin “kapot”. Gjithashtu është parashikuar shtrimi me pllakë dhe vendosja e dyerve të brendshme.