Vera e parakoshme ka sjellë probleme me punimin e tokave bujqësore. Të tillë situatë po kalon edhe fshati Zall Rripë, në bashkinë Klos. Banorë të këtij fshati shprehen se këtë vit e kanë shumë të vështirë të punojnë tokën, për shkak të thatësirës së tejzgjatur e motit me temperatura të larta. Dëme ka sjellë një situatë e tillë edhe në të mbjellat me jonxhë. Baftjar Alla thotë se si kjo periudhë me thatësirë e temperatura verore, nuk mbahet mend prej dekadash.

Gjithashtu, rreth 30 familjeve në fshatin Zall Rripë, të bashkisë Klos, prej afro 4 vitesh u mungon uji vaditës. Gjithsesi ato shpresojnë nga Bashkia Klos se do të marrë masat e duhura që këtë sezon, vaditja të mos ketë më probleme në këtë fshat.