Këtë të shtunë, që në orët e para të mëngjesit, përdoruesit e Rrugës së Arbrit janë përballur në tunelin Nr. 2 të saj me tymnajë dhe një aromë shumë të rëndë teksa e kanë përshkuar atë. Kjo situatë e pazakontë ka vijuar për gjatë gjithë ditës me tym dhe aromë të rëndë, duke vështirësuar qarkullimin në këtë tunel, pasi pengohej fushëpamja nga mjegulla e krijuar nga pluhuri.

Edhe pse kjo situatë ka zgjatur me orë të tëra dhe vijon të jetë prezente akoma, asnjë masë nuk është marrë nga instancat përgjegjëse, si nga Policia Rrugore ashtu edhe nga firma e punimeve të Rrugës së Arbrit.

Në tunelin Nr. 2 të Rrugës së Arbrit mungon edhe sistemi i ventilimit, gjë që mund ta reduktonte problematikën e krijuar nga reja e pluhurit.