Ujërat e zeza të dala në sipërfaqe në rrugën kryesor pranë spitalit rajonal të Dibrës dhe Drejtorisë së Higjenës, përbëjnë shqetësim për qytetarët. Ato bëjnë çudi se si këto dy institucione që mbrojnë shëndetin e popullatës nuk reagojnë para një situate të tillë. Gjithashtu qytetarët shqetësohen për infeksionin që mund të përhapet nga bakteret e ujërave të zeza. Kjo situatë vijon prej disa javësh dhe ende nuk është marrë asnjë masë për sistemimin e këtyre ujërave të zeza që kanë pushtuar rrugën kryesore të qytetit të Peshkopisë.

Qytetarët shprehen të frikësuar për prekjen nga ndonjë epidemi në kushtet e një moti me temperatura të larta.

Nga infeksionet prej ujërave të zeza në siprëfaqe nuk janë vetëm qytetarët dibranë ato që po rrezikojnë shëndetin teksa i drejtohen spitalit rajonal Dibër, pasi këtë institucion, për nga vetë statusi, e frekuentojnë  edhe qytetarë të tjerë nga Bulqiza, Mati e Klosi.