Është drejt përfundimit puna për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Ramazan Velcani”, Cerujë, në Bashkinë Klos. Drejtoresha e kësaj shkolle Majlinda Bala, thotë se shkollës i është bërë një restaurim i pjesshëm, dhe mveshja e jashtëme me sistemin “kapot”. Gjithashtu është parashikuar shtrimi me pllakë dhe vendosja e dyerve të brendshme.

Falë bashkëpunimit me drejtuesen e shoqaës Vizion OJF, Suela Koçibellinj, në këtë shkollë është investuar edhe për një kopësht me kushte moderne dhe bashkëkohore. Tashmë kopshti në Cerujë, ka ambjente të mobiluara dhe të pajisura me mjetet e domosdoshme për të ofruar kushte komode për fëmijët