MAT, SHTOHEN PUNËKËRKUESIT
Statistikat në Zyrën e Punës Mat tregojnë se në vitin 2018 u regjistruan
63 punëkërkues të papunë më shumë se gjatë vitit 2017. Rritja e këtij
numri ka lidhje edhe me përfitimin e ndihmës ekonomike, ku një ndër
kriteret kryesore është regjistrimi në Zyrën e Punës si punëkërkues.