Kjo është shkolla 9-vjeçare “Fasli Cami” në fshatin Viçisht të Njësisë Administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës. dikur kjo shkollë ishte gjimnaz me 250 nxënës por me fillimin e rënies së numrit të nxënësve u kthye në shkollë 9-vjeçare. Kjo shkollë sot numëron jo më shumë se 87 nxënës duke përfshirë këtu edhe parashkollorët.
Por më e keqja e kësaj shkolle nuk është rënia e numrit të nxënësve por amortizimi i tepërt i godinës e cila është drejt shembjes së plotë. Megjithëse nuk shfrytëzohen të gjitha ambjentet e kësaj shkolle, muret janë të prishura, klasa të dëmtuara që rrezikojnë jetën e fëmijëve që mësojnë në to. Drejtori i kësaj shkolle, Mehmet Leci thotë se para dy vitesh kur ka marrë detyrën e ka gjetur shkollën akoma edhe më keq.
87 nxënësit e kësaj shkolle, veç godinës së amortizuar, përballen edhe me mungesën e laboratorit të informatikës, duke bërë që të mos kenë asnjë mundësi të marrin njohuri në lëndën e informatikës.