Një sociolog nga Katari ka shkaktuar zemërim tek përdoruesit e rrjetit social pasi ka postuar online një udhëzues që tregon mënyrën se si burrat myslimanë duhet të rrahin gratë e tyre.
Abd Al-Aziz Al-Khazraj shkarkojë pamjet në fjalë në kanalin e tij në YouTube, Al-Mojtama, dhe u tregon me gjeste burrave se si ‘të ndëshkojnë’ gratë e tyre sipas ligjit islam.
Ai shihet teksa demostron teknikat e rrahjes duke përdorur një djalë të ri dhe më pas drejtohet nga kamera dhe thotë: “Disa njerëz i gjuajnë ose ia fusin me shuplake në fytyrë … Kjo nuk është e lejuar. Profeti Muhamed … Shikoni sa i mëshirshëm është Islami. Profeti ndalon që fytyra të qëllohet. Ai i ndaloi njerëzit që të rrahin gratë e tyre në fytyrë. Sociologu vijon më tej duke thënë se: Duke goditur fytyrën, duke goditur kokën, ose duke goditur hundën – e gjithë kjo është e ndaluar. Rrahja është për disiplinë.
Al-Khazraj thotë në videon e shkurtër se ai beson se rrahjet duhet të jenë të lehta dhe pa dhimbje dhe kjo duhet ta bëjë gruan ‘të ndjejë forcën e burrit të saj’.
Të gjithë këtë teknikë të rrahjes së gruas ose bashkëshortes, sociologu nga katari e tregon duke i gjuajtur fëmijës në shpatulla dhe duke i bërtitur nga afër: Pse nuk më dëgjon, Të thash mos të dalësh nga shtëpia, sa herë duhet të ta përsëris mos të dalësh nga shtëpia pa lejen time…”
Por nuk mjafton me kaq, Abd Al-Aziz Al-Khazraj, dëgjohet më tej në video duke thënë se: Së pari, duhet ta kuptojmë se burri është udhëheqësi i shtëpisë. Një lider ka autoritet, ashtu si një menaxher i kompanisë. Udhëheqësi i shtëpisë vendosë nëse duhet të disiplinojë gruan. Si duhet të rrahë gruan bashkëshorti? Ai i jep asaj një disiplinë rrahje nga dashuria sepse ai e do atë.
Së pari, ai duhet ta paralajmërojë atë – me fjalë të tjera, duhet ta këshillojë atë. Pastaj, ai duhet të përmbahet nga ndarja e një shtrati me të. Nëse e gjithë kjo nuk ndihmon, ne fillojmë rrahjen si një mjet i fundit. Kjo është një rrahje pa dhimbje që nuk lë të nxira dhe nuk shkakton gjakderdhje.
Video e sociologut që jep udhëzime se si duhet të rrahesh gruan sipas islamit është bërë virale ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale nuk kanë kursyer as komentet negative e fyerjet për të.