Zjarret / Prefekti Shehu: Deri tani situata mbetet e qetë
Megjithëse temperaturat kanë qenë ekstremisht të larta, jashtë normales së periudhës në të cilën ndodhemi, situata nga zjarret në Qarkun Dibër mbetet e qetë. Prefekti Nexhbedin Shehu tha se deri tani gjatë muajit Qershor nuk ka patur asnjë vatër zjarri shqetësuese, ndërsa shton se autoritetet vendore, përfshirë shërbimin e mbrojtjes