Rekamë

Të gjithë ata që kanë qarkulluar me mjete në drejtim të Tiranës apo të Qarkut Dibër janë përballur me bllokim të rrugës së Arbrit në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”.

Shkak për këtë mësohet të jenë bërë punimet për rivitalizimin e skarpatës së shpatit të malit në këtë segment rrugor. Për arsye se gjatë punës kishte rënie të inerteve në rrugë, firma ka bërë bllokimin e qarkullimit automobilistik herë pas here.

Qytetarët të cilët kanë dërguar video në redaksinë e lajmeve të “Mat Televizion” thanë se bllokimi në këtë mënyrë i rrugës është pa paralajmërim dhe se duhej të prisnin gjatë deri sa të largoheshin inertet nga asfalti për të vijuar udhëtimin.

Një situatë e ngjashme vijon të ndodh edhe në anën tjetër të “Shkallës së Tujanit”, ku prej disa muajsh rruga bllokohet me intervale kohore pa paralajmërim. 

Nga ana tjetër, pasditja e së shtunës ka krijuar situatë të pazakontë në byppasin e Murrizit ku për disa minuta zona u përfshi nga breshëri, duke bërë që mjetet që qarkullonin në atë kohë në rrugë, të ndalonin lëvizjen për shkak të frikës së rrëshqitjes dhe daljes nga rruga.