BULQIZË/Zjarri jashtë Kontrollit në kurorën e Liqenit të Zi, digjen pemë shekullore, kërkohet ndërhyrje nga ajri
Zjarri në masivin pyjor me pishë, ah e bredh në kurorën e gjelbër në Zerqan të Bulqizës ka dalë jashtë kontrollit. Me gjithë ndërhyrjen e bërë nga toka për 7 ditë radhazi ka qenë e pamundur që flakët të shuhen plotësisht dhe këtë të premte janë shfaqur disa vatra zjarri