Latif Alia nga fshati Okshatinë, Njësia Administrative Shupenzë, në Bashkinë Bulqizë, ka një jetë që nuk i ndahet blegtorisë. Ai sot është 70 vjeç dhe thotë se e ka nisur të qenët çoban që në moshën 20 vjeç. Latifi sot mbarështon 100 krerë dhi, dhe shprehet se fitimin e ka 17 deri në 18 milionë lekë neto në vit.

Okshatina është i vetmi fshat që ka më shumë blegtori në bashkinë Bulqizë. Kjo pasi ka të përshtatur jo vetëm terrenin për kullotë të imtash, por edhe traditën e trashëguar ndër breza.

Blegtori Latif Alia nga fshati Okshatinë thotë se është i kënaqur nga shteti pasi e ka ndihmuar duke i dhënë subvecionime. Gjithashtu ai thotë se tregun tashmë e ka të garantuar si për djathin dhe për mishin. Meraku i vetëm i blegtorit Alia është largimi i të rinjve nga vendi dhe braktisja e blegtorisë e cila po shkon drejt zhdukjes. Por, sipas blegtorit nga Okshatina, pa blegtori e bujqësi nuk ka jetë: