Zjarri i aktivizuar që prej ditës së dielë në masivin pyjor të Tërnovës,në Bashkinë Bulqizë, është vënë nën kontroll të hënën.

Por këtë të martë, në orët e mesditës vatrat e zjarrit janë riaktivizuar, të ndihmuara edhe nga era që fryn.  Rreth 10 ha pishë e ah janë djegur.

Flakët janë drejtuar drejt kurorës së gjelbër të liqenit të Zi, e vetmja kurorë e paprekur në këtë zonë.

Në terren kanë shkuar sërish për shuarjen e zjarrit rreth 60 forca e mjete të Shërbimit Pyjor, të Shërbimit Zjarrfikës dhe të aparatit bashkiak Bulqizë. Atyre u janë bashkuar rreth 100 forca të ushtrisë nga Burreli dhe Tirana, që po luftojnë me flakët prej tre ditësh.

Si rezultat është bërë e mundur shuarja e 2 vatrave të zjarrit për të mbrojtur kurorën e Liqenit të Zi nga toka. Puna vijon me goditje të përqëndruar për shuarjen edhe të 2 vatrave të tjera që janë ende aktive.

Deri tani zjarri ka djegur më shumë se 10 hektarë me pishë shekullore dhe ah.