Sofraçani, fshati që dikur kishte 150 familje ndërsa sot ka 15
Shumë fshatra po shkojnë drejt braktisjes totale për shkak të largimit masiv të banorëve të tyre në dekadat e fundit. Të njëjtin fat ka edhe fshati Sofraçan në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës. Duhet të jesh me fat që në rrugët e këtij fshati të takosh ndonjë banor.