Shumë objekte në qarkun e Dibrës, që dikur ka qenë pronë të ushtrisë apo institucioneve të tjera shtetërore, janë drejt rrënimit të plotë dhe pa asnjë siguri. Të tilla janë edhe godinat në afërsi të qytetit të Bulqizës ku para shumë vitesh janë përdor nga ushtria, ndërsa pas viteve 90-të për depozitim të kromit, janë gati të rrënuara. Këto objekte kanë qenë vazhdimisht problem për fëmijët apo të rinjtë të cilët shkojnë aty për të luajtur apo për të qëndruar larg qytetit. Ndërkohë, qytetarët e Bulqizës kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme që të mos ndodhë ndonjë tragjedi si ajo e 3 ditëve më parë në një fshat të Gjakovës, ku një ndërtesë e ngjashme me atë të Bulqizës u shemb teksa tre fëmijë luanin në të dhe humbën jetën. Banorët kërkojnë që meqë këto ndërtesa në Bulqizë janë në projekt për ndërtimin e një parku tematik Retro, projekt i cili edhe është prezantuar në fund të vitit të kaluar, të sigurohen. Ndonëse afati për përfundimin e projektit është në Nëntor të vitit 2026, qytetarët thonë se duhen marrë masa për tu mos rrezikuar jetë njerëzore.

Kjo godinë ka qenë vazhdimisht shqetësuese për banorët e Bulqizës pasi të miturit mblidhen aty dhe kalojnë orë të shumta gjatë ditës, por edhe për të mbledhur hekur që më pas e shisnin për skrap.