E rëndë në Maqellarë, një 70-vjeçare gjendet pas tre muajsh e masakruar në një pyll

E rëndë në Maqellarë, një 70-vjeçare gjendet pas tre muajsh e masakruar në një pyll

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një masiv pyjor në Maqellarë të Dibrës këtë të martë. Mësohet se një grua rreth të 70-ave është gjetur e pajetë në një zonë të pyllëzuar në Njësinë Administrative Maqellarë, në Bashkinë Dibër. Sipas të dhënave paraprake, 70-vjeçarja ishte larguar nga banesa e saj në fshatin Pocest rreth tre muaj më parë dhe prej asaj kohe nuk kishte pasur të dhëna për vendndodhjen e saj. Familjarët kishin nisur kërkimet po pa mundur ta gjenin, ndërsa kishin njoftuar edhe organet e policisë. Trupi i saj është gjetur i nga banorë të zonës dhe dyshohet se është sulmuar nga kafshë të egra. Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor, për të dokumentuar dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes. Mbetet për t’u përcaktuar nëse dëmtimet e trupit janë shkaktuar nga kafshë të egra apo nga rrethana të tjera. Ekspertiza mjeko-ligjore dhe hetimet pritet të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes së 70 -vjeçares.