Riaktivizohet zjarri në masivin pyjor të tërnovës. 100 forca të ushtrisë në ndihmë për shuarjen e zjarrit në bashkinë e bulqizës
Zjarri i aktivizuar që prej ditës së dielë në masivin pyjor të Tërnovës,në Bashkinë Bulqizë, është vënë nën kontroll të hënën.
Por këtë të martë, në orët e mesditës vatrat e zjarrit janë riaktivizuar, të ndihmuara edhe nga era që fryn. Rreth 10 ha pishë e ah janë djegur.