Traseja e rrugës së Gurrës së Madhe në Bashkinë Klos, sipas banorëve është bërë që në kohën e monizmit me kalldrëm, ndërsa me ardhjen e demokracisë, gjithmonë është shtruar me zhavorr elektoral. Por tashmë kjo rrugë është tejet e dëmtuar tashmë duke u bërë shkak për dëmtimin e automjeteve të banorëve të zonës. Ata kërkojnë nga pushteti vendor që edhe rruga e tyre, në Gurrë të Madhe, të shtrohet me asfalt, pasi kjo është premtuar gjithmonë nga të gjitha kahjet e forcave politike.
Në rrugën e Gurrës së Madhe mungojnë kanalet kulluese, ndërsa disa nga pjesët e rrugës së shtruar me beton, janë dëmtuar.
Në lidhje me ndërhyrjet në rrugën e Gurrës, kontaktuam me drejtues të Bashkisë Klos, të cilët u shprehën se në këtë segment rruge do të ndërhyhet me asfaltim, ashtu siç u është premtuar banorëve të kësaj zone.