Rehabilitohet Qendra e të Moshuarve Dibër, të moshuarit marrin kafe e çaj falas
Qendra e Moshës së Tretë në qytetin e Peshkopisë i është nënshtruar një investimi rehabilitues pas problemeve që kishte shfaqur kohët e fundit. Ky investim është bërë falë financimit të projektit të Bashkisë Dibër nga PNUD. Tashmë dhjetra të moshuar që e frekuentojnë këtë Qendër kanë kushte më të mira