Mungesa e një rrjeti të mbyllur për ujërat e ndotura në fshatin Suç të Bashkisë së Klosit ka bërë që ato të rrjedhin në sipërfaqe. Por kjo është një shqetësim i kahershëm i banorëve, të cilët vazhdimisht kanë kërkuar që të bëhet rrjeti i mbyllur dhe të mos shkaktohet ndotje. Situatë më problematike është zona në qendër të fshatit ku dhe është numri më i madh i banesave. Duke qenë se shtëpitë janë të grumbulluara, banorët kërkojnë që të investohet në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza të cilat janë burim infeksionesh, sidomos gjatë stinës së nxehtë të verës. Mehmet Mamica thotë se vazhdimisht kanë kërkuar një zgjidhje përfundimtare për këtë problem, por deri tani kërkesat e tyre nuk janë realizuar nga pushteti vendor prej 30 vitesh.

  Fshati Suç është ndër fshatrat më të grumbulluar në luginën e 01Matit, ndaj dhe banorët thonë se investimi në rrjetin e ujërave të zeza është i  mundur.