Qendra e Moshës së Tretë në qytetin e Peshkopisë i është nënshtruar një investimi rehabilitues pas problemeve që kishte shfaqur kohët e fundit. Ky investim është bërë falë financimit të projektit të Bashkisë Dibër nga PNUD. Tashmë dhjetra të moshuar që e frekuentojnë këtë Qendër kanë kushte më të mira për të kaluar një pjesë të mirë të kohës. Ata shprehen se me shtimin e shërbimit të kafes e çajit në mëngjes falas, kjo Qendër është bërë edhe më tërheqëse për ta. Ndaj ata falenderojnë investitorët për këtë investim në Qendrën e Moshës së Tretë në qytetin e Peshkopisë.

Kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, lidhur me këtë investim të kryer, u shpreh se institucioni që ai drejton do të vijojë të ketë në fokus shërbimin ndaj moshës së tretë, për t’ju krijuar atyre kushte më të mira.

Qendra e Moshës së Tretë në qytetin e Peshkopisë është çdo ditë e hapur dhe frekuentimi i saj është i lirë për të gjithë të moshuarit.