Ndonëse 6 vite më parë u investuan plot 3.7 milion euro për rehabilitimin e rrugës nacionale Burrel – Klos, asnjë investim nuk është bërë në urën e Lusës. Mbrojtëset anësore të kësaj ure janë prej betoni të ndërtuara që në kohën është ndërtuar ura. Siç shihet nga pamjet, në shumë vende, mbrojtëset prej betoni janë dëmtuar dhe janë prishur, duke u bërë rrezik për drejtuesit e mjeteve. Këta të fundit shprehen se asnjëherë nuk është investuar në rritjen e sigurisë së kësaj ure, sidomos në mbrojtëset anësore. Drejtuesit e mjeteve thonë që duhen patjetër barriera metalike dhe të ndahet me to edhe hapsira për kalimin e këmbësorëve. Ata akuzojnë autoritetet se vendosin barriera ku nuk janë të nevojshme dhe lënë pa to vende ku janë të rrezikshme.

Për shkak të dëmtimit mbrojtëseve prej betoni, ka patur edhe raste kur banorë janë rrëzuar por fatmirësisht janë mbajtur nga pemët pa përfunduar në përroin e Lusës.