Bashkia e Klosit merr masa për rrugët e fshatit Rripë pas ngritjes së këtij problemi nga Mattv.al
Problemi i mungesës së rrugës automobilistike në lagjet Allaj e Barruku në fshatin Rripë të Gurrës, është një problem i njohur për bashkinë e Klosit. Kryetari i kësaj bashkie, Basir Çupa tha se bashkia ka qenë e gatshme për ta hapur rrugën, por banorët nuk kanë gjetur mirëkuptimin me njëri-tjetrin.