Banorët e fshatit rripë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit ankohen për ujin e pijshëm. Sipas banorëve, aktualisht rrjeti i furnizimit me ujë në këtë fshat është pothuajse jashtë funksionit. Sipas tyre, rrjeti është i amortizuar dhe shkakton ndotjen e ujit që shkon në çezmat e tyre. As uji i puseve apo i burimeve natyrale, sipas banorëve, nuk ka asnjë garanci në konsumim.
Ish kryetari i fshatit Rripë, Liman Baku shprehet se në vitin 2006 është ndërtuar një rrjet i furnizmit me ujë për këtë fshat. Gjithashtu po në të njëjtin projekt është ndërtuar edhe një depo uji e cila sipas tij nuk është vendosur në funksion asnjëherë. Depoja që mendohej të përdorej për furnizim me ujë të pijshëm fshatin Rripë, Dom etj, ka kushtuar 18 milion lekë të rinj, por që nuk i shërbeu qëllimit për të cilin u ndërtua.
Banorët kërkojnë që të ndërhyhet dhe depoja të vihet në funksion të plotë, në mënyrë që investimi të mos shkojë kot.