Besimtarët Mysliman në Bulqizë tashmë do të kenë Xhaminë e re për të kryer ritet fetare. Pas amortizimit të xhamisë së vjetër në lagjen e re të qytetit të minatorëve për shkak të lëvizjeve të tokës, u ndërmor nisma për ndërtimin e një xhamie të re.
Financimi për ndërtimin e kesaj xhamie u bë nga fondacioni i Katarit. Pjesmarrës në inaugurimin e xhamisë “Ebu Hanife”, ishin nënkryetari e komunitetit musliman të Shqipërisë haxhi Lauren Luli, drejtori i fondacionit të katarit, përfaqësues të pushtetit vendor e besimtar. Ceremonia filloi me leximin e Kuranit, për të vazhduar më pas me fjalët prshëndetëse të të ftuarve.
Xhamia e re ka një sipërfaqe prej 250m2 për kat dhe është muntifunksionale me tre kate e dy minare. Kati i parë do shërbejë si qendër kulturore për arsimimin e të rinjëve, kati i dytë dhe i tretë për kryerjen e riteve fetare.