Tabloidi britanik “The Sun” i ka kushtuar serish një artikull të gjatë krimit dhe drogës që buron si lum në rrugët e MB nga mafiet e pa mëshirshme shqiptare.
Një shteg mjerimi, i orkestruar nga të ashtuquajturat Lidhje Shqiptare, shkruan gazetari investigativ Oliver Harvey, i cili thekson se janë pikërishtë shqiptarët shkaktarët që Britania po e gjen veten nën “kthetrat” e krimit me thikë në në nivele kaq të larta.
“Piranja nga Tirana, epidemia e kokainës në Britani rrjedh nga gangot e mafias Shqiptare që fshehurazi drejtojnë tregtinë e drogës”
Teksa hipja në një avion të tejmbushur me Shqipërinë në Gatëick javën e kaluar, vura re zyrtarët e Forcave Kufitare dhe qenve anti-drogë që po skanonin me kujdes pasagjerët.
Oficerët refuzuan të thoshin se për ccfarë po kërkonin, por këta qen janë të trajnuar për të nuhatur paratë, paratë e drogës. Për valixhet e mbushura me miliona që gjenerohen nga përdoruesit e kokainës së Britanisë janë duke u transportuar në vendin e Ballkanit nga ajri, toka dhe deti. Kjo është faza përfundimtare në një gjurmë mjerimi, që nis nga fushat me koka në Amazonë e deri në rrugët e Britanisë, të orkestruar nga të ashtuquajturit “Lidhja Shqiptare”.
Në Shqipëri, paratë e kokainës investohen në pasuri të paluajtshme dhe makina vezëlluese, duke ushqyer korrupsionin dhe duke dëmtuar sundimin e ligjit. Në Britani, kokaina e lirë dhe me pastërti të lartë ka ushqyer epideminë e krimeve me thikë dhe fenomenin e drogës .
Nuk është çudi që Shqipëria – një komb i vogël prej rreth tre milionë, e që është i dëshpëruar për t’u bashkuar me BE – tani gjendet në rreshtin e parë të luftës së Mbretërisë së Bashkuar kundër krimit të organizuar.
PËRLESHJET E PËRGJAKSHME
Sipas informacioneve nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani (NCA) thuhet se numri i grupeve kriminale që veprojnë nën drejtimin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe është gjithnjë e në rritje. Në një bar në Tiranë ku pihej non-stop duhani, një prokuror lokal më tregojë se si një bashkëatdhetar i tij arriti të ccajë tregun e kokainës që kap vlerën e 5 miliard eurove. Ai më tha: Shkuam drejt te burimi, në Amerikën e Jugut. U bënë shpërndarës me shumicë dhe hoqën qafe atë të mesit, pra personin që gjente burimin.
Mafiozët shqiptarë më pas u bashkuan me ‘Ndrangheta-n, mafia më e fuqishme me një shtrirje të gjërë tentakulash e që nuk ka reshtur së kontrolluari tregjet e kokainës për dekada me rradhë.
Kokaina e pastër që vjen nga Belgjika dhe Hollanda me anë të kontenierëve nga Amerika e Jugut, dërgohet më pas në Britani. Me të mbërritur këtu, kokaina dërgohet tek shpërndarësit apo tek të ashtuquajturit Hellbanianz.
Me bazë në Barking, në Londrën Jugore, janë pikërisht ushtarët e rrugëve shqiptarë ata që ekspozojnë armët, paratë, makinat e shtrenjta në rrjetet sociale.
Në vitin 2016, tre nga bandat e rrugës, gjithashtu nga më të përfolurat në Birtaninë e Madhe, u burgosën për një total prej 42 vjetësh pasi një operacioni policor ku u zbuluan 6 milionë paund droge dhe një pistoletë Skorpion me një silenciator.
Një nga të burgosurit, që shërbente edhe si ‘adminitrator’ i grupit kriminal, Tristen Asllani, e vetëm 25 vjeç, postoi fotografi nga qelia e burgut të Ëandsëorth duke insistuar se e vetmja gjë që ai humbi nga kjo përleshje me policinë ishte ‘kurva e tij’.
Kur policët bastisën një tjetër bos droge, Erald Meman, ata zbuluan £ 560,000 në cash, 10 kg kokainë, dy pistoleta 9mm dhe një revole të ngarkuar Smith & Ëesson. 33-vjeçari kishte shtrirë rrënjët e tij midis Britanisë dhe atdheut ndërsa ai drejtoi rrjetin e tij të kokainës në mbarë Britaninë.
Kreu AKTUALITET “Mbretërit e kokainës”, Kush janë Hellbanianz? Mediat britanike i kushtojnë sërish artikull