Megjithëse ndërhyrja në këtë masiv pyjor ishte e menjëhershme nga ana e Shërbimit Zjarrfikës dhe Shërbimit Pyjor pranë Bashkisë Klos, dëmi u shkaktua. Flakët kanë shkrumbuar një pjesë të madhe të drunjëve halor, duke ju shkaktuar atyre tharje të plotë. Me dhjetra pisha të madhësive të ndryshme janë tharë, duke e kthyer zonën në contrast të plotë me stinën në të cilën ndodhemi. Edhe pse ka shpërthyer bari, shenjat e zjarrit duken ende, duke bërë një ndërthyurje të dhimbshme mes dushqeve, haloreve dhe barit të njom.
Situatë e njëjtë është edhe në msivin pyjor me dushqe në vendin e quajtur Kongrazh. Flakët e sjarrit që nisën fillimisht mbi ish pularinë u përhapën me shpejtësi të madhe në të gjithë masivin, duke përfshirë dhjetra hektarë. Edhe në këtë zonë pasojat janë të dukshme. Gjelbërimi i zonës së paprekur nga zjarri ka sfumuar pjesën tjetër e cila duket e thatë.
Në të dy llojet e pyjeve, halore dhe dushqe, specialistët thonë se dëmi është i madh. Ndonëse rastet kanë qenë të shumta sidomos gjatë muajit Mars, ende hetimet nuk kanë nxjerrë nëse këto zjarre ishin vërtetë të qëllimshme, apo nga pakujdesia.