Largimi masiv i banorëve çon drejt “zhdukjes”pazarin e Ostrenit
Prej dekadash në fshatin Ostren i Madh në Bashkinë e Bulqizës është zhvilluar tregti një ditë në javë. Çdo të enjte banorë të Ostrenit por edhe të zonave të tjera përrreth, si Trebishti, mblidheshin në qendër të fshatit për të blerë produkte të ndryshme apo për t’i shitur ato.